Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Një sasi lënde plasëse iu është vendosur një automjeti tip Audi, në pronësi të Bledar Freskinës, i cili ishte parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (23 shkurt). Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë ekspertizën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al