Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Jan 6, 2025 | 9:59
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga gjyqtari i  Apelit te GJKKO-së, Engert Pellumbi.

Berisha u prit jashtë godinës së SPAK nga protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike në mbështetje të tij.

Kryedemokrati pasi mbërriti jashtë godinës hipi në makinë dhe përshëndeti me dy gishta mbështetësit.

Sali Berisha nuk bëri komente për gazetarët dhe u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qendroi shume pak minuta.

sali berisha SPAK sali berisha SPAK 1 sali berisha SPAK.jp

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura