Nis seanca plenare, deputetët e opozitës protestë me zhurmues! Garda mblidhet tek foltorja, Nikolla: Mos vijoni me çorodinë

Feb 15, 2024 | 10:06
SHPËRNDAJE

Seanca e sotme plenare ka filluar sërish me tensione ku deputetët e opozitës protestojnë me zhurmues.

Ata janë rreshtuar para foltores teksa mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “Vrasës i demokracisë”, “Vrasës i pluralizimit”.

Ndërkohë garda qëndron pas deputetëve të PD-së. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë thirrje deputetëve të largohen dhe që seanca të zhvillohet normalisht.

“Mos vijoni me çorodinë”, tha Nikolla, ndërsa iu drejtua gardës: “Le të largohet! Ju lutem garda largohuni”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura