Policia ka vendosur në pranga Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Xhelal Rraja u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Ndaj vëllait të ish-deputetit socialist rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xhelal Rraja.
Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, njofton policia.
66-vjeçari Xhelal Rraja akuzohet se krijoi kushtet dhe materiale për vrasjen e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per të kryer vrasje “, ne dem te shtetasit Arben Ndoka, kryer ne forme te veçante te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesemanje ne grup te strukturuar kriminal”, informonte SPAK.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al