Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dy janë shqiptarë.
BMW-ja ku udhëtonin tre viktimat, Egli Gjeci, 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe Giulia Pellegrini, rreth 20-vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Portogruaro (Venecia). Makina raportohet se u përplas me një portë, kaloi mes përmes një pronë private dhe më pas përfundoi në lumin Lemene.
Trupat e të rinjve janë gjetur rreth orës 03:00 dhe janë nxjerrë nga automjeti nga zhytësit.
Kjo është tragjedia e dytë për familjen Hoti, pasi edhe vëllai i Altinit, Admiri, vdiq në një aksident automobilistik në moshën 19-vjeçare në maj, sërish në Portogruaro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al