Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë.
Raportohet se një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierën anësore.
Për pasojë ka humbur jetën shoferi 21-vjeçar me iniciale A. Sh., banues në Shkodër, ndërsa pasagjeri, shtetasi me iniciale K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al