Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (24 maj) në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine dhe si pasojë një punonjës nga Bangladeshi ka humbur jetën ndërsa një tjetër nga Kenia ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në ambientet e një subjekti privat me administrator shtetasin S. M. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një bombol gazi.
Dy të rinjtë ndodheshin në ambientet e kuzhinës, kur edhe ka rënë zjarri. 25-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë, ndërsa 30 vjeçari i plagosur është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
© Panorama.al












