Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një person të plagosur

May 24, 2026 | 9:38

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnate në zonën e kthesës së Kamzës, në Tiranë.

policia naten (1)

Sipas burimeve paraprake të siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Deri më tani, dyshohet se incidenti ka ndodhur në mënyrë aksidentale, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e saj.

© Panorama.al

Te lidhura