Presidenti i rrëzuar sirian strehohet në Moskë! Rusia i jep azil politik Bashar al-Assadit dhe familjes së tij

Dec 8, 2024 | 19:01
SHPËRNDAJE

Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Rusi, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias.

assad

Sipas TASS, Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil politik nga Rusia për arsye humanitare

Kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Asadit, konfirmoi më herët sot se ai ishte larguar nga Siria, por nuk tha se ku ishte, apo nëse Moska i kishte dhënë strehim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura