Blushi dhe Baçi hipen mbi autobotin me ujë, policia hedh gazlotsjellës drejt protestuesve

Nov 26, 2024 | 18:18
SHPËRNDAJE

Forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në sheshin “Willson”. 

gaz lotsjelles

Kjo situatë erdhi pasi disa deputetë të PD dhe Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi hiqen mbi autobotin me ujë, duke mos lejuar policinë për ta përdorur.

Kanë qenë Tedi Blushi dhe deputetët Luan Baçi që kanë hipur mbi autobotin me ujë.

blushi1

“Janë në shkelje të ligjit. Kur ne protestojmë para kryeministrisë ka bllokim të bulevardit. Në këtë rast ka protestë në sheshin Willson dhe ka absolutisht bllokim. Është gjeja më normale”, tha Bardhi.

Kujtojmë që protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile nisi në orën 17:00 dhe leja është marrë deri në orën 20:00.

Janë pesë pika kryesore ku opozita bllokoi rrugët, tek bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, Rruga e Elbasanit”, Ura te Xhamia, “Sheshi Willson” dhe Pallati me Shigjeta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura