Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK, pyetet nga oficerët e BKH

May 15, 2024 | 16:49
SHPËRNDAJE

Zevendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në SPAK.

balluku berberi spak 5

Sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet se Balluku u pyet nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci dhe u  mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës, si person në dijeni. Mësohet se Balluku është autoritet kontraktor në këtë çështje.

Sipas gazetares Lala, Balluku u pyet si janë lëvruar fondet për këtë incenerator, ku janë lëshuar rreth 15 urdhër arreste, mes tyre edhe ish ministri Lefter Koka apo ish deputeti Alqi Bllako.

KALLEZIMI PER RRUGEN KORCE-ERSEKE

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila është bërë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme.

Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge.

Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës.

Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë.

“U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespektimit të standardeve teknike, që monitorohen direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka.

Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematike. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshme.

Është një shtrat me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologjike në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”, u shpreh ai dy muaj me pare në News24.

EVIS BERBERI NE PRANGA 

Kujtojmë që pak kohë më parë përfundoi në pranga krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Evis Berberi bashkë me dy biznesmenë miq të tij ka përfunduan në qeli, pas një kontrolli blic në banesë ku i janë gjetur shuma parash dhe piktura me vlerë disa mijëra euro.

Në njoftimin e SPAK për këtë çështje, thuhet se “Ervis Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij”

Për të kryer transferimin e parave, Berberi ka përdorur kompanitë e dy miqve të tij biznesmenë Valter Begaj dhe Ervis Lame, të cilët janë arrestuar bashkë me të për akuzat e korrupsionit dhe pastrimin e parave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura