Mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë pas një sherri te kthesa e Kamzës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

May 28, 2026 | 20:07

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari Mateo Likaj, i cili mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”.

policia1

I riu ishte duke marrë trajtim mjekësor prej disa ditësh, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi në banesën e Rigels Sylajt, ku disa të rinj po konsumonin alkool. Dyshohet se Sylaj po u tregonte shokëve armën e zjarrit dhe pa dijeni se në të kishte fishekë, ia ka drejtuar 17-vjeçarit duke e plagosur aksidentalisht në kokë.

Pas ngjarjes, Sylaj u arrestua fillimisht për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa pas vdekjes së të miturit pritet që ndaj tij të rëndojë një akuzë më e rëndë.

Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

© Panorama.al

Te lidhura