“21 Janari”/ Ish-deputeti i Partisë Socialiste merret në pyetje nga SPAK: U vranë 4 qytetarë dhe…

Nov 4, 2024 | 10:58
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është marrë në pyetje nga SPAK. Mësohet se Çuko është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit.

arben_cuko-433x300

Ai ka deklaruar se është pyetur si person ne dijeni, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.

“U pyeta në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta të vrarë në bulevard dhe nuk mund të lihen në harresë”, tha ai shkurt për mediat.

Kujtojmë që Arben Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.

Nga deputet i PS, Çuko mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik 2017 dhe u largua nga kjo detyrë pas gati 1 viti, teksa u arrestua për korrupsion pasiv, në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura