Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares. Lajmi i papritur është bërë i ditur në minutat e fundit nga FSHF-ja.
Kontrata e tij ka përfunduar me FSHF-në dhe këta të fundit kanë vendosur që të mos rinovojnë dhe të ndajnë rrugët.
Mësohet se pasardhësi i brazilianit do të prezantohet në orën 10 në konferencën për shtyp.
Silvinjo u bë pjesë e Kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.
Po ashtu në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












