Lagarde zgjidhet shefja e re e FMN-së

Jun 28, 2011 | 19:51

 

Francezja Kristine Lagarde, është zgjedhur sot shefe e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u bërë kështu femra e parë në krye të këtij institucioni ndërkombëtar financiar. Zgjedhjen e saj e ka konfirmuar Bordi Ekzekutiv prej 24 anëtarëve.

Një nga sfidat e saj më të mëdha që në nisje të mandatit të saj, do të jetë ballafaqimi me krizën financiare të Greqisë.

Kristine Lagarde, aktualisht ministre e financave e Francës, është gjërësisht e respektuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare evropiane, gjatë tri viteve të kaluara.

Në postin e shefit të FMN-së ajo e zëvendëson Dominik Shtraus-Kahn, që paraqiti dorëheqje më 18 maj, pasi u arrestua në Nju Jork, me akuza për sulm seksual kundër një punëtoreje të hotelit.

 

© Panorama.al

Te lidhura