Ylli i muzikës Pop, Lady Gaga është nderuar me çmimin e ikonës së modës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, CFDA (Council of Fashion Designers of America).
Këngëtarja njihet për veshjet e saj, dhe çmimi i është dhënë nën motivacionin e të qenit një revolucionare në modë për këtë vit.
“Të gjithë ju më bëni të ndihem si një yll, përpara se unë të isha”- iu drejtua Gaga audiencës që ndiqte ceremoninë.
Gjatë mbrëmjes u ndanë edhe çmime të tjera, për fotografin e Vogue, Arthur Elgort apo dizenjuesin, Marc Jacobs.
















