Miroslav Klose ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në mëngjesin e djeshëm, pas tyre ka bërë vizitën e parë dhe prezantimin në qendrën stërvitore të Lacios, “Formelo”. Përkrah drejtorit Sportiv të Lacios, shqiptarit Igli Tare, Miroslav Klose ka shprehur fjalët e para: “Lacio është një skuadër shumë interesante, ku janë ndërthurur lojtarë të rinj dhe ata me eksperiencë. Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re që pritet të fillojë në Serinë A. Nga sezoni i ardhshëm duhet minimalisht të luftojmë për tri vendet e para në renditje”.











