Pjesa e parë e ndëshkimeve, ato që lidhen praktikisht me shoqëritë që militojnë në kategoritë inferiore dhe të lojtarëve të federuar në këto klube, janë praktikisht të arkivuara. Në hetimin e parë për skandalin e basteve kanë përfunduar Atalanta, Novara dhe Siena, skuadrat që janë ngjitur sezonin e kaluar në Serinë A. Por tani janë të shumtë ata që shqetësohen nga blloku i dytë i ndëshkimeve që prokurori Stefano Palaci do të bëjë të ditur brenda fundit të këtij muaji. Në fakt, në këtë fazë të dytë të komunikimit të penalizimeve duhet të gjenden edhe ndëshkimet që lidhen me klubet dhe lojtarët e federuar në to të përfshirë në trupimin e ndeshjeve, që luajnë në Serinë A. Në veçanti duket se ka disa klube të rëndësishme që mund të ndëshkohen rëndë nga ky hetim që, i nisur nga prokuroritë e Napolit dhe Barit, pas pak kohe do të bëhet objekt i polemikave të mëdha. Në Serinë A, specifikisht, rrezikojnë penalizmin dhe ndoshta edhe skualifikimin nga kompeticionet e rëndësishme europiane, shoqëri si Lacio, Napoli dhe Udineze. Këto klube rrezikojnë ndëshkim për “përgjegjësi objektive”, që nënkupton një penalizmin në klasifikim me heqjen e pikëve. Tani mbetet vetëm fundi i muajit për të pritur tërmetin në Serinë A.











