Një elektreçist 48- vjeçar humbi jetën në përpjekje për të riparuar një defekt energjie në një shtyllë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laç të rrethit të Kurbinit, ku mësohet se viktima i identifikuar si Pal Teska ka rrëshkitur, duke rënë nga shtylla, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ka patur rrëshqitje, apo ka rënë si pasojë e një kontakti me korentin. Ekspertiza pritet të zbardhë shkaqet që kanë çuar në rënien e 48- vjeçarit nga shtylla.











