OK regjistrimit. Pollo: Bazë ligjore moderne

Jun 28, 2011 | 12:39

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me shumice votash kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit për regjistrimin e popullsisë.

Ne seancen e sotme, projektvendimi u votua nga 71 deputete, nderkohe qe me pas gjithcka do t’i kaloje per shqyrtim komisioneve perkatese parlamentare.

Ne mbyllje te seances, ministri Genc Pollo ka sqaruar per median se me kete projektvendim po krijohet nje baze te dhenash, nderkohe qe behet korrigjimi i gjithe mangesive te trasheguara prej shume vitesh.

Ai ka theksuar se ligji reflekton ate te 3 viteve me pare. “Nuk kanë të bëjne me gjëra që janë keqinterpretuar apo spekuluar nga personazhe të ndryshëm, ose mediat. Me kete projektvendim kijohet bazë ligjore moderne, jo me speklulime, por shkëputjen e censusit nga listat e zgjedhësve dhe gjendja civile. Po bëjmë një korrigjim ligjor që eshte trasheguar 11 vjet më parë”- tha Pollo.

Projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave” të ndryshuar” u diskutua si pikë e fundit e rendit të ditës dhe mandej u votua me 71 vota.

Vote pro projektvendimit i ka dhene edhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ndonese beri te qarte se vota e tij eshte kunder regjistrimit mbi baze etnie dhe feje. Ai sqaroi se do te prese diskutimin në komisionet parlamentare per te pare projektligjin final.

Gazeta “Panorama” ne kryeartikullin e sotem boton detaje rreth projektligjit prej 20 nenesh, qe parashikon gjobe deri ne 100 mije leke per te gjithe ata qe mashtrojne lidhur me kombesine dhe me fene e deklaruar.

Menyra e regjistrimit eshte pasuar me debate te shumta dhe kundershtime te hapura nga ana e Aleances Kuq e Zi, qe dorezoi edhe nje peticion me firmat e shume shqiptareve qe e kundershtojne.

© Panorama.al

Te lidhura