Gjykata Administrative miratohet me konsensus

May 3, 2012 | 12:45

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus projektligjin “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”.

Pas fjales se relatorit te  projektligjit, deputetit socialist Armando Subashi dhe fjales se deputeteve Xhafaj dhe ministrit te Drejtesise, Eduard Halimi, projektligji ka kaluar per votim me elektronik ne parim e mandej nen per nen.

Ne fund me 122 vota pro e asnje kunder projektligji eshte miratuar. Vetëm një ditë më parë kreu i PS-së, Edi Rama ka porositur deputetet që të mos krijojnë vonesa e pengesa për miratimin e tij, në kuadër të plotësimit të reformave të nevojshme për integrimin e  vendit në BE.

Seanca e sotme nuk sundohej nga projektlogje per miratim. Në profilin e tij në FB, deputeti i PS-së, Erjon Brace ka akuzuar kryeparlamentaren Topalli për ndryshim të rendit të ditës, pas vizitës së planifikuar të komisionerit për zgjerim Stefan Fule.

Sipas tij, lënia në rend dite vetëm e këtij projektligji, bëhet me qëllim nga Topalli që t’i tregojë Fule se parlamenti funksionon.

© Panorama.al

Te lidhura