Seanca plenare, diskutohet nisma e socialistëve

Sep 18, 2012 | 15:55

TIRANE- Me një sallë thuajse bosh, në seancën e sotme plenare ka nisur diskutimi për propozimet për ndryshimet kushtetuese nga Partia Socialiste. Maxhoranca është shprehur kundër ndryshimeve të propozuara nga opozita.

Pas diskutimeve, pritet qe nisma e PS, e rrëzuar në Keshillin e Legjislacionit te hidhet ne votim, ndersa maxhoranca eshte shprehur kunder ketyre ndryshimeve.

Seanca e sotme e Kuvendit, ne te cilen pritet te votohet per heqjen e imunitetit ka nisur me replika mes kreut te Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarit te grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Sipas Topallit, duhet te miratohet ligji per Gjykaten e Larte, nderkohe qe kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka akuzuar per mungese te pavaresise se gjyqesorit.

Sipas Rucit të djathtët kanë kapur drejtësinë dhe është e kotë që kërkojnë konsensusin e opozitës për të votuar pr/ligjin për Gjykatën e Lartë.
“Mbrëmë në Tepelenë është rrahur në mënyrë barbare drejtori i ujësjellësit. Në emër të PS ju deklaroj, nëse do vazhdoni të kapni kështu sistemin e drejtësisë, nëse nuk zbatohen vendimet e gjykatave të shkallës së parë, dytë dhe tretë mos kërkoni bashkëpunimin e opozitë”, tha Ruci.

Ai ka thene se  “nëse shumica përdor dhunën, mos te kërkoje kompromisin tonë për reformën në drejtësi”.

Pas tij ka replikuar Topalli, duke thene se “Ligjet i shërbejnë drejtësisë, janë detyrimi ndaj qytetarëve, jo ndaj mazhorancës”.

“Sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformë dhe ne do të vazhdojmë me reformat. Edhe puna jonë është që të votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë. Unë ju ftoj të ecim përpara me reformën në drejtësi.Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë, keni detyrime ndaj shqiptarëve”, tha Topalli.

Vetem nje dite me pare, Grupi Parlamentar i PS-se, vendosi te votoje per heqjen e imunitetit, duke bashkuar keshtu votat me maxhorancen.

Me kete nisme plotesohet edhe nje nga kriteret e BE-se per integrimin, ajo e luftes kunder korrupsionit.

Pjese e axhendes eshte edhe diskutimi dhe votimi i nismes se PS-se per ndryshimet Kushettuese, rrezuar ne Keshillin e Legjislacionit.

© Panorama.al

Te lidhura