TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka nisur sot sesionin e ri parlamentar.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nisje te seances ka pershendetur deputetet, nderkohe qe ne fjalen e saj ka thekuar se kryefjale e axhendes parlamentare mbetet reforma ne te gjitha fushat, pasi sipas saj, reforma eshte ndryshim, zhvillim, ecje perpara.
Duke uruar pune te mbare gjithe deputeteve, Topalli i ka bere apel opozites te votoje ligjet qe jane detyrim i Brukselit per integrimin dhe ne interes te gjithe shqiptareve per bashkimin ne familjen evropiane.
“Shqiptarët meritojnë përgjigje pozitive për marrjen e statusit dhe që kjo të ndodhë duhet të jemi të bashkuar, disa ligje kërkojnë votim me shumicë të cilësuar. Miratimi i tyre janë detyrat që BE i ka dhënë vendin tonë. Disa nga këto nuk panë dritën jeshile gjatë seancës së fundit, pa opozitën nuk mund të miratohen, miratimi i tyre janë kusht i integrimit, pa votën e kolegëve disa nga kushtet nuk përmbushen, shqiptarët nuk shpërblejnë as bojkotuesin, as bllokuesin, interesi i fëmijëve të shqiptarëve është më i madh se ai i cilitdo politikan”- tha Topalli.
Sipas saj, deputetet duhet të jene të bashkuar në veprim e jo vetëm në fjalë, të bashkuar në votë pa hile. “Duhet të votojmë, kjo është në dorën tonë, duhet të bëjmë një tjetër hap drejt Evropës”- tha ajo.
Pas saj e kane marre fjalen kreret e grupeve parlamentare, ai i PS-se, Gramoz Ruci dhe ai i PD-se, Astrit Patozi, qe kane leshuar kritika dhe akuza ndaj forcave rivale politike per bllokim te reformave dhe integrimit.
Seanca e sotme eshte mbyllur me votimin e projektligjit per zhurmat, duke zgjatur keshtu me pak se seancat e zakonshme.
© Panorama.al











