TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka votuar sot per heqjen e imunitetit te tre deputeteve te PS-se, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj.
Pas kesaj, tre deputetet tashme pa imunitet jane ne dispozicion te organit te akuzes ne kuader te vijimit te hetimeve per ngjarjet e 21 janarit.
Pas fjales se deputeteve, Kuvendi votii me 118 vota pro heqjes se imunitetit te Taulant Balles, me 116 vota pro për heqjen e imunitetit të deputetit Tom Doshi, dhe 107 vota pro për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Besnik Bare.
Deputeti Besnik Bare, akuzoi Berishen per stilin komunist te fabrikimit te armiqeve, duke shtuar se asnjë nga protestuesit nuk mbajti thika me helm, as cadra pistoleta, por vetëm parrulla kunder qeverise se korrupsionit.
Ai ka theksuar se protestuesit ishin pajisur me parulla, nderkohe qe cdo hamendesim per pagesa dhe direktiva per goditje ndaj kryeministrise jane krejt te pavend.
“Kemi një punëdhënës që është Ministri i Brendshëm, kryeministri që u dhanë gardistëve nga një armë, kurse protestuesit goditën vetëm me gurë dhe më vjen keq që plagosën policinë. Por kryeminsitri Berisha dhe Lulzim Basha duhet të ishin këtu dhe t’u hiqej imuniteti”- tha Bare.
Tom Doshi
Deputeti socialist, Tom Doshi ka deklaruar gjate fjales se tij nga foltorja e Kuvendit se ka organizuar dhe grumbulluar mbeshtetes nga qarku i Shkondër për protestën paqësore te organizuar nga opozita.
Sipas tij, pamjet filmike transmetuar nga NEWS24 deshmojne qarte se ka qene garda qe gjuante mbi protestuesit dhe ne video duket edhe roli i tij per qetesimin e protestuesve.
“Qëllimi nuk ishte te goditej kryemnistria. Atë ditë kam bërë cmos për të qetësuar protestuesit, kam ngrënë gaz lotsjellës si to. Sali Berisha më ka akuzuar se doja me u bë ministër i Bredshëm, i them se ambicia ime nuk është të bëhem ministër, ai më akuzon kriminel, të gjitha shpifje. Ka fut Agron Kulicin për të torturuar njerëz në burgje me gjet dëshmitarë të rremë”,- tha Doshi.
Sipas tij, tashme e vërteta ka dalë ne syte e gjithe shqiptareve qe tahsme dine se vrases eshte Sali Berisha.
“Edhe pas 21 janarit kanë masakruar protestues Shkodran, duke ju thënë thoni se ka paguar Tom Doshi. Por, pse e bë këtë me mu Berisha? Sepse e kam mund dy herë në Shkodër, se në 20 vjet është mësu me e pa Shkondër me 1 deputet të PS. Sali Berishën e njoh për frikacakun më të madh se ka Shqipëria, vetëm një frikac si ai është i pabesë, dhe vetëm një i pabesë si ai mund të vrasë popullin e vet që proteston për të drejtat e tij, pa burrni dhe i pabesë më i madh nuk ka dalë në Shqipëri. I fali grekëve toka, vrau me SHIK-asit e tij Remzi Hoxhën, Sali Berisha e ka fajin edhe për provokimin e 21 janarit….”,- theksoi ai.
Taulant Balla
Ne senace i pari qe mori fjalen ishte deputeti Taulant Balla. “Ndihem mire qe perfshihem ne kete liste te pjesshme per hetimet e 21 janarit”- tha Balla, duke shtuar se sot e mot do të kete krenarinë politike, morale e qytetarë të thote se ishte në bulevard, përballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës për të denoncuar qeverisjen e tij tribale, të korruptuar rrënjë e degë.
“Isha në bulevard një nga qindra mijëra që meritojnë një jetë ndryshe në një vend normal, ndihem keq se edhe pasi kemi kapërcyer dy dekada komunizëm stili komunist i fabrikimit të fajit e mëkatit është gjallë, si vetë stili i komunistit Sali që vdes por nuk harron të thitë se nuk dorëzohet, që protestat e konsideron rrethim, që vrasësit i bën heronj”- tha ai.
Balla ka deklaruar se nuk ka asnjë problem se qytetarët mbeten, maskarenjtë nuk harrohen, ata kujtohen me turp.
“Vota ime dhe vota e grupit është një. Do të votoj për heqjen e imunitetit tim dhe të kolegëve, jam i hapur për te qene në hetim, për të bashkëpunuar me organin e akuzës. Edhe 1 mijë herë të dalin qytetarët do të jem aty duke bërë atë cfarë bëra në 21 janar, me të vetmin ndryshim, nuk do të isha më pranë me Hekuranin, Faikun, Ziverin e Aleksin”- tha ai.
Ne fund ai i dhuroi kreut te qeverise ‘armen’ e protestuesve, nje cader te zeze.
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
© Panorama.al











