TIRANE- Deputetet e Partise Socialiste bojkotuan serish sot seancen plenare te radhes ne Kuvendin e Shqiperise.
Bojkoti ishte njoftuar qe me pare, edhe permes kreut te PS-se, Edi Rama, sipas te cilit deputetet nuk do te jene per aq kohe sa Kolegji Zgjedhor te shprehet per fituesin e bashkise se Tiranes.
Edhe kete radhe bojkotin e thyen dy deputetet, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, te cilet ishin te pranishem edhe senacen e meparshme te Kuvendit, qe erdhi fill pas mbylljes se zgjedhjeve.
Islami: Bojkoti i turpshem
Deputeti Kastriot Islami e ka quajtur te turpshme mungesen e opozitës në parlament në kohë që gjithë faktori ndërkombëtar po vijon t’i bëjë thirrje partive politike të ulen në parlament për të debatuar mbi zhvillimet politike.
Sipas tij, prania ne Kuvend është një detyrim që ka ndaj zgjedhësve për të qenë i pranishëm në debatin parlamentar.
Ai ka deklaruar se nuk i trembet asnje deklarate kercenuese per perjashtimin e tij nga partia.
I pyetur per mundësinë e presionit politik ndaj kolegjit zgjedhor Islami ka preferuar që të mos e quajë të mirëqënë një fakt të tillë ndërsa u bëri thirrje kandidatëve të presin dhe të pranojnë me durim vendimin e kolegjit zgjedhor.
Brace: PS duhet te rrije, jo te ike
Nderkohe, ndryshe nga mendimi i grupit kuvendor, deputeti Erion Brace ka deklaruar se PS-ja duhet te qendroje ne Kuvend e jo te ike. Deklarata eshte bere ne rrjetin social Facebook, ku Brace shkruan saktesisht:
“PS deklaroi pak mepare se nuk do te njohe privatizimin e shpallur nga Sali Berisha ne sektorin strategjik, vecmas te energjise. Po ben gabim! Nuk eshte privatizim, eshte shpronesim me dhune, pas vjedhjes se zgjedhjeve qe i behet cdo shqiptari! Deklarimi per shtyp nuk mjafton! PS duhet te kundershtoje ashper shpronesimin ne Kuvend, sheshe, rruge, kudo!”
© Panorama.al











