Miratohet Kodi, Berisha: Fitojnë të gjitha palët

Jul 19, 2012 | 11:51

UPDATE- Me 127 vota pro, 2 kunder dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqiperise ka votuar ne teresi Reformen Zgjedhore.

Me heret, ndryshimet ne Kodin Zgjedhor u votuan ne parim me 128 vota pro, 2 kunder ( Mediu dhe Oketa) dhe 1 abstenim.

Kryetarja e Kuvendit, Topalli ka vleresuar punen e rendesishme qe eshte bere me kete reforme, duke plotesuar keshtu nje nga 12 pikat e KE per integrimin e vendit.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke ftuar deputetet e Kuvendit të votojnë Reformën Zgjedhore e ka vlerësuar ligjin si një histori në të cilin nuk ka të humbur. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka pranuar se ai është pak i vonuar, por puna e bërë është e vlerësueshme dhe shumë e rëndësishme.

“Nëse sot ka një vendim tjetër për këtë komision, ky nuk është problem i tyre por i marrëdhënieve mes forcave politike të vendit. Në tërësinë e tij ligji është pak i vonuar, po më mirë vonë se kurrë, ne e përshëndesim, ai ndodh 10 muaj para zgjedhjeve të ardhshme që i jep mundësi administratorëve ta përvetësojnë atë dhe të marrin masat që të krijojnë kuadrin më të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve. Ligji është dëshmi, histori në të cilën nuk ka të humbur, fitojnë të gjitha palët, duhet të frymëzojë forcat politike të vendit që nuk udhëhiqen nga parimi e tëra ose asgjë, ky parim është tërësisht i papërshtatshëm në një vend demokratik”- tha ai.

 

Dule: Vota pro, por duam garanci per zgjedhje demokratike

Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka deklaruar voten pro per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, por ka shprehur dyshim per mbajtjen dhe garancine per zgjedhje demokratike dhe barazi.

“Ne flasim per kompromis, por nuk flasim per garanci standardeve. Marreveshja PD-PS eshte komprimis por larg mundesise per zgjedhje te lira, e te barabarta. Do të votoj pro ndryshimeve  në kodin zgjedhor, do përshëndes kolegët e komisionit të reformës, bashkëkryetarët që në një klimë kontradiktore dhe konfliktuale arritën kompromis, por vota ime pro ka disa por, që kërkojnë përgjigje prej nesh”- tha Dule.

Ai kujtoi raportin e Freedom House vlerëson se në shtetet e botës mbahen zgjedhje në 70 shtete, por midis tyre vetëm 40 i klasifikon si demokraci zgjedhore të mirëfillta dhe vendi ynë nuk është midis këtyre vendeve.

 

Mediu: Marreveshja PD-PS, monopol ne jeten politike

Kreu i PR-se, minister i Mjedisit, Fatmir Mediu e ka quajtur reformen teresisht jo transparente e me dyer te mbyllura. Ai ka theksuar se asnje parti politike pervec dy te medhave nuk u mor ne konsiderate per mendimet qe shprehu.

“Kjo eshte e 16 reformë zgjedhore në vend, në 22 vite. Por është e 16 marrëveshje mes partive ,e tendencë për të krijuar monopol në jetën politike shqiptare. Reformat duhet të garantojnë kushtetutën, barazinë e votës të shprehur në kushtetutë. Duhet të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje”- tha ai.

Sipas tij, marreveshja nuk eshte reforme zgjedhore dhe nuk garanton barazine e votes se qytetarit. “Vota nuk ka as barazvlere politike, 3 mije votues mund te garantojne perfaqesimin ne kuvend, ndersa 25 mije votues te PDS nuk kane shans te perfaqesohen ne Kuvend. Sepse votat e tjera me jete reforme zgjedhore ua marrin veresie partite e tjera edhe pse nuk jane votuar. 286 mije votues perfaqesohen me 6 deputete”- tha ai.

Seanca u ndq edhe nga ambasadori i SHBA-se ne vendin tone, Aleksander Arvizu, kreu i prezences se OSBE-se, Eugen Volfart dhe ambasadori i BE, Sekui.

Ne 11 korrik, PD-PS pas shume debatesh rane dakord per edhe per tre ceshtjet e cilesuar te ‘nxehta’, riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme.

© Panorama.al

Te lidhura