
TIRANË- Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fule ka përsëritur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se e ardhmja e vendit është në BE, si anëtarë me të drejta të plota, por ka shtuar se për këtë duhet vazhduar në rrugën e dialogut politik dhe përmbyllje me rezultatet të prekshme të reformave të kërkuara.
“Kërkohet përpjekje e vërtetë kombëtare nga qeveria, opozita, institucionet e zbatimit të ligjit, qytetarët, shoqëria civile. Pas marrëveshjes politike të nëntorit 2011, shoh që janë bërë përpjekje të vërteta për të cuar para reformat në vend, kemi arritje të mëdha, zgjedhja e Avokatit të Popullit, miratimi i disa ligjeve që kërkonin shumicë me 3/5 si dhe progres serioz në reformën zgjedhore e parlamentare. Rezultatet e para konkrete që burojnë nga zbatimi i planit të veprimit janë inkurajuese, vlerësoj faktin që ky plan u konsultua me palët e interesuara, por në mënyrë që synimi i përbashkët për statusin e më pas anëtarësimin të bëhen realitet, kemi nevojë për më shumë përpjekje, progresi do të varet prej jush, nga stabiliteti i dialogut politik, nga aftësia juaj për të gjetur konsensus në Kuvend”- tha Fule.
Ai eshte ndalur ne punen qe ka perpara vendi per te bere, qe nga finalizimi me sukses i reformes zgjedhore, ne perputhje te rekomandimeve te OSBE/ODIHR, zhvillimi i zgjedhjeve me standarde, reforma ne gjyqesor, e nje drejtesi e pavarur nga politika, zgjedhja e nje presidenti ne frymen kushtetuese, konsensual e si perfaqesues i unitetit te popullit, lufta kunder korrupsionit dhe kufizimi i imunitetit te zyrtareve te larte.











