Kuvend, debat për moratoriumin e skafeve

Jun 14, 2012 | 11:15

TIRANE- Ka nisur me debate seanca e sotme e Kuvendit te  Shqipërisë. Shkak eshte bere mosfutja ne rendin e dites e nismes se opozites per moratoriumin e skafeve.

Ne fjalen e tij, kreu i grupit te PS-se, Gramoz Ruci i kekroi kryeparlamentares ta beje pjese te rendit te dites kete nisme, duke akuzuar se nxjerrja jashte rendit behet pasi maxhoranca nuk e ka kourumin per te votuar.

‘Rendi i ditës kishte të bënte me dy amendime. Së pari para se të paraqitet kjo kemi parë materialin që i është paraqitur deputetëve, ju, stafi juaj, keni hequr nismën e opozitës pavarëisht se jemi pro të gjitha procedurave. Nëse nisma e deputetëve është kshu sic thoni ju rregullorja duhe të ishte depozituar 24 orë më arë. Nëse kryetari i grupit të maxhorancës kishte kundërshtime duhet ë bënte në seancë. Pra të gjitha këto nuk janë shkaqe. Kjo është një shkelje proceduriale. Do ju kërkoj sic keni premtuar ditën e parë që keni thënë se do ishin garante dhe avokatja e opozitës, te jëni e tillë’,- tha Ruci.

Topalli ka reaguar duke thene se ajo mbetet avokate e opozites.  ‘Sic ju kam premtuar ditën e parë, sa të jem kryetare e Parlamentit unë jam avokatja e juaj, do ndihesha e fyer nëse do mendonit të kundërtën’,- tha Topalli.

Ne pergjigje te Rucit, deputeti demokrat Edi Paloka ka sqaruar se maxhoranca e ka rrezuar kete nisme ne Komisionin e Ligjeve dhe amendimet e kerkuara sipas tij eshte mire qe te kalojne njehere permes komisionit.

‘Sot kam qënë për tu diskutuar nisma e PS lidhur me moratoriumit. Unë si relatori dhe nënkryetar i grupit dua të sqaroj se në komisionin e ligejve e kemi hedhur poshtë këtë nismë, por sic thatë dhe ju, janë hedhur poshtë se ndryshe nga qëndrimi që kemi mbajtur kërkon një zbutje të moratoriumit. Kemi vendosur që më aprë të kalojë në komisionin e ligjeve pastaj në seancë. Për të mriën e tyre. Por, sic jemi mësuar PS e mohon edhe kur është në të mië të tyre”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura