EGJIPT- Gjykata Kushtetuese e Egjiptit e ka hedhur poshtë një dekret nga presidenti i ri, Muhamad Morsi, me të cilin kishte urdhëruar që parlamenti i shpërndarë të mblidhej përsëri.
Pas këtij dekreti, ligjvënësit kishin protestuar përsëri në Parlament në kryeqytetin Kajro.
Aktualisht, Gjykata Supreme, presidenti dhe Këshilli Suprem i forcave të armatosura, janë në situatë të paqartë lidhur me këtë çështje.











