Kush ishte arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33 në vitin 1958 në Shqipëri, çfarë shkruante “La Croix”

Oct 24, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

“La Croix” ka botuar, në fillim të muajit janar 1958, tre shkrime në lidhje me uljen e detyruar të një avioni amerikan asokohe në tokën shqiptare dhe largimin e tij nga atdheu ynë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Një avion luftarak amerikan i detyruar të ulej në Shqipëri

La Croix, e enjte, 9 janar 1958, f.8 :

1603306194

“Tetë ditë pas kapjes së Skymaster-it britanik, radioja shqiptare e dëgjuar në Beograd njoftoi se një pajisje ushtarake amerikane – avion luftarak – kishte shkelur jugun e Shqipërisë dhe kishte fluturuar mbi qytetet e Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit, duke u drejtuar kështu drejt Tiranës.

Forcat e detyruan aeroplanin të ulej në një aerodrom shqiptar, shtoi Radio Tirana, e cila tha se aeroplani pilotohej nga majori Howard Kennan dhe se një hetim ishte hapur nga autoritetet shqiptare.

Sipas autoriteteve amerikane, aeroplani i kapur u raportua i humbur më 23 dhjetor, gjatë një fluturimi Chateauroux-Napoli.”

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët do të lirohet së shpejti

La Croix, e shtunë, 11 janar 1958, f.2 :

1603306244

“Oficerët e Forcave Ajrore të SH.B.A.-ve kanë njoftuar se Majori Howard Curran, pilot i avionit që u zhduk para Krishtlindjeve, do të lirohet nga autoritetet shqiptare pas “dy ose tre ditësh”.

Në qarqet zyrtare të bazës amerikane të Châteauroux, deklarojnë se e kanë mësuar lajmin nga një telefonatë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paris.

Sipas këtyre qarqeve, zyrtari i ambasadës njoftoi se Majori Curran dhe aeroplani i tij, një avion stërvitjesh T-33, do të liroheshin sa të përmirësohej koha (moti).

Ambasada e SH.B.A.-së në Paris ka shumë të ngjarë ta ketë marrë informacionin e saj në Quai d’Orsay.

Ne e dimë që z. Keller, ambasador i Francës në Tiranë, ka dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje.”

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët ka pasur vetëm një defekt karburanti

La Croix, e diel, 12 janar 1958, f.2 :

1603306283

“Majori amerikan Howard Curran, aeroplani i të cilit bëri një ulje të detyruar në Shqipëri më 23 dhjetor, arriti në Beograd. Majori u përshëndet ndërsa doli nga aeroplani nga konsulli dhe zëvendës atasheu i forcave ajrore amerikane, si dhe shumë gazetarë të huaj, fotografë të shtypit dhe televizionit.

I sulmuar me pyetje, ai tha se nuk e kishin detyruar të ulej, por i kishte mbaruar karburanti. Ai ishte duke udhëtuar nga baza e tij në Chateauroux për në Napoli, por humbi orientimin, pajisjet e tij të navigimit (fluturimit) nuk funksiononin normalisht. Pasi qëndroi në ajër për dy orë e gjysmë, i kishte mbetur karburant vetëm për dhjetë minuta.

Gjatë uljes, njëra prej gomave shpërtheu dhe ai nuk e dinte se ishte në një aerodrom shqiptar. Majori amerikan tha se ai ishte trajtuar mirë dhe se ishte marrë në pyetje në mënyrë normale. Ai ishte i lirë të lëvizte, por shoqërohej gjithmonë nga një ushtar shqiptar.”

Ai u arrestua 19 ditë në Shqipëri

La Croix, e mërkurë, 15 janar 1958, f.5 :

image

Majori amerikan Howard Curran u kthye në bazën ushtarake të Châteauroux pasi u ndalua për 19 ditë në Shqipëri, ku iu desh të bënte një ulje të detyruar. Në dokumentin tonë, aviatori shpërthen nga gëzimi kur gjen tre fëmijët e tij: Pat-in, Mike dhe Mary-n e vogël, jo më pak të lumtur që panë sërish babanë e tyre.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2020

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura