Kush ikën dhe kush vjen! Edi Rama shkarkon Olta Xhaçkën dhe Evis Kushin! Ndryshon Financa, Bujqësia dhe Shëndetësia! Mazniku futet në Qeveri

Sep 4, 2023 | 22:58
SHPËRNDAJE

Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme Ministren e Jashtme Olta Xhaçka duke vendosur në vendin e saj, Igli Hasanin.

Rama ka njoftuar në Asamblenë e PS-së se ministër i Financave do të jetë Ervin Mete, ndërkohë që Delina Ibrahimaj do të marrë postin e Edona Bilalit.

Ndryshimet ne qeveri

Evis Kushi largohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe vendin e saj do të marrë Ogerta Manastriliu.

Ndërkohë që Ministre e Shëndetësisë, Edi Rama ka vendosur të caktojë Albana Koçiun.

Kreu i qeverise ka vendosur te shkarkoje Ministren e Bujqësisë Frida Krifca dhe ne vendin e saj te riktheje si ministre, Anila Denajn.

Arbian Mazniku nga nënkryetar i Bashkisë së Tiranë do të marrë postin e ministrit i Shteti për Pushtetin vendor.

Qeveria e re ‘Rama 4’

Ministër i Financa
Iken Delina Ibrahimaj

Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm

Iken Olta Xhaçka

Vjen

Igli Hasani

Ministria e Bujqesisë

Iken Frida Krifca

Vjen

Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe  Sporti

Iken Evis Kushi

Vjen

Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë

Iken Ogerta Manastirliu

Vjen
Albana Koçiu

Ministrja për Sipermarrjen
Iken Edona Bilali

Vjen
Delina Ibrahimaj

Shkrihet
Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve

Iken Milva Ekonomi

Kriohet Ministri për Pushtetin Vendor 

Vjen Arbjan Mazniku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura