Në tregjet ndërkombëtare financiare po shtohet gjithnjë e më shumë frika për një ftohje të qartë të ekonomisë botërore. Në të gjitha bursat europiane po vazhdojnë shitjet masive. Në tregun e lëndëve të para investuesit kërkojnë shpëtim në blerjen e arit. Indeksi gjerman i aksioneve ra përkohësisht me 4,5 për qind në 5345 pikë. Ky ka qenë niveli më i ulët që prej fundit të krizës financiare në vjeshtën 2009. Edhe në Milano, Paris dhe Londër, frika e recesionit bëri që bursat të marrin të tatëpjetën. Wall Street-i nisi me një kurs të moderuar. Bursat në Japoni, Hongkong dhe në Korenë e Jugut u mbyllën me humbje të mëdha. (DW)











