“Kuriri” i Beogradit: Hashim Thaçi ka gjak serb

Jul 4, 2012 | 21:01
Fotoja qe shoqeron shkrimin ne gazeten serbe "Kurir"

Është e besueshme apo jo, por mediet serbe pretendojnë se kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi ka gjak serbi. E përditshmja serbe e Beogradit “Kurir”, e cila ndjek skandale dhe ka pak besueshmëri te lexuesit, shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit të 20-të u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.

“Kurir” iu referohet gjoja disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ që thuhet se gjenden në arkivat e kryeqytetit turk Ankara.

Siç njofton Indeksonline, lajmi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës serbe dhe i është dhënë një vend bukur i madh në ballinën e gazetës.

Për më tepër, ato kanë bërë një fotomontazh, ku kryeministri i Kosovës është i veshur me simbolin e çetnikëve serbë, shajkaçën.

Me kësi lloj spekulimesh për kryeministrin aktual të Kosovës mbase vetëm po vazhdon tentativa për të mjegulluar edhe më shumë opinionin shqiptar, komenton portali IO.

© Panorama.al

Te lidhura