FOTOLAJM/ Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

May 27, 2026 | 7:16

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

falja e namazit te bajramit

Kreu i KMSH-së ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit.

kurban bajrami falja (2)

“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, tha kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Gazeta Panorama Online uron të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar!

kurban bajrami falja (1) kurban bajrami falja (2) kurban bajrami falja (3) kurban bajrami falja (4) kurban bajrami falja (5) WhatsApp Image 2026-05-27 at 07.13.17 kurban bajrami falja (6)

 

© Panorama.al

Te lidhura