“Kur ecim në rrugë jemi më të bukurit”- Gazetarja Eva Dori tregon festimet në Filadelfia për 28-29 nëntorin, përlotet gjatë transmetimit live në ‘Panorama TV’

Nov 29, 2023 | 13:31
SHPËRNDAJE

Gazetarja Eva Dori, në një intervistë për Panorama Tv ka folur për festimet e 28-29 nëntorit në Filadeflia, SHBA.

Dori u shpreh se qëllimi i festimeve nuk është vetëm të kërcejnë e këndojnë, por të ushqejnë të fëmijët kulturën shqiptare dhe të tregojnë se Shqipërinë e kanë kudo me vete.

“Kur kam qenë në Shqipëri dhe intervistoja emigrantët nuk e kuptoja rëndësinë, por kur je emigrant e kupton. Kur vijnë miq nga Shqipëria ju thua vetëm më sill veshje me motive popullore shqiptare sepse kur ecim rrugëve ne jemi më të bukurit, sepse jemi shqiptarë, kemi ngjyrat kuqezi dhe apo se kemi një histori që na bën krenar dhe valëvisim flamurin për të thënë se ne ia dolëm.

Në Filadelfia, nëntori fillon festa që nis me paradën. Është shumë e bukur. Ardhja e saj në Tiranë është një hap shumë emocionues, shumë domethënës është mesazhi për të thënë se ne Shqipërinë kudo që shkojmë Shqipërinë e kemi në zemër.

Në këto festa nuk është qëllimi të mblidhemi dhe të kërcejmë, qëllimi është te fëmijët. Kemi shkollën shqipe dhe më 7 mars shënohet 20-vjetori i krijimit të kësaj shkolle. Festat i kemi si ushqimi, që i mëkojmë, duke u përcjellë gjuhën e bukur shqipe nëpërmjet valleve e kërcimeve”, tha ajo.

Gazetarja e pyetur nëse ka pasur incidente si në Londër në lidhje me festimet, u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk kanë ndodhur.

“Jo, ne na duan shumë, dhe në rrugët që bëjmë paradën jemi rrethuar nga policë që na mbështesin. Falenderoj bashkinë e Filadelfias”, u shpreh ajo.

Dori u përlot gjatë transmetimit live kur kujtoi ditën e largimit nga Shqipëria 10 vite më parë, ndërsa tha se emigrantët që mbërrijnë në SHBA do të kenë mbështetjen e komunitetit.

“Për të gjithë ata që vijnë të hutuar, ne duhet të jemi së bashku dhe t’u themi se do t’ju ndihmojnë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura