Robert Kuper mbërrin sot në Kosovë, sipas njoftimeve nga Brukseli për të përgatitur fazën e re të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësja e kryediplomates Ashton, Maja Koçijançiç, konfirmon për REL se “Kuper do të qëndrojë në Prishtinë për të përgatitur raundin e ardhshëm të dialogut me Beogradin”. Me qëllim rifillimin e dialogut dypalësh, Kuper ka takuar në Vjenë negociatorin serb, Borisllav Stefanoviç, ku është diskutuar për përfaqësimin e Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani.











