Kukës, Vasili: Situatë e rëndë, pritet përkeqësim

Feb 11, 2012 | 12:08
KUKES

KUKES- Qarku i Kukësit është një prej zonave më të prekura nga moti i keq, ku reshjet e dëborës mësohet se po vazhdojnë me intensitet mjaft të lartë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ishte sot në spitalin rajonal të Kukësit, nga ku e ka cilësuar situatën mjaft të vështirë, ndërsa ka bërë me dije se nga ana e stafit të spitalit ka një gadishmëri maksimale.

Ministri Vasili sot në Kukës

Ministri tha se duhet të improvizohen shërbime nëpër shtëpitë e banorëve në zona të izoluara, ndërsa shtoi së ndërhyrja me helikopterë për raste emergjente apo shpërndarje të ndihmave është e vështirë për shkak të kushteve atmosferike.

Në komuna gjithashtu, Vasili theksoi se ka gadishmëri nga ana e infermierëve 24 orë në 24.

Ai informoi  se situata pritet të rëndohet dhe më tepër për shkak se kushtet meteorologjike po vijnë gjithnjë e në përkeqësim.

© Panorama.al

Te lidhura