
KUKES- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në qytetin e Kukësit.
Një 32- vjeçar, i identifikuar nga policia si Kreshnik Mataj, lindur ne Kosharisht e banues ne Lagjen nr.2, është qëlluar me mjete të forta në kokë, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Viktima është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 00:45 më dëmtime të mëdha. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku megjithë ndihmën e parë mjekësorë të dhënë, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia e Kukësit e ka klasifikuar vrasjen si me paramendim, ndersa njofton se janë shoqëruar disa persona të cilët kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes.
Puna e policisë vazhdon për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, dhe për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
© Panorama.al











