Një fëmijë 9- vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në pusin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Trun të komunës Surroj në Kukës.
Raportohet se pusi ishte në oborrin e shtëpisë së 9- vjetarit. Fëmija ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në kohën kur i ka rrëshqitur këmba, duke rënë në pus.
Janë dashur disa orë përpjekje nga familjarët për të nxjerrë trupin e pajetë të fëmijës nga thellësia e pusit që i mori jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.











