KUKES- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka garantuar gatishmeri te plote per perballimin e situates se krijuar nga moti dhe ka theksuar se do t’i propozoje qeverise shpalljen e gjendjes se emergjences per zonen verilindore dhe juglindore te vendit.
Ai, shoqeruar nga gjashte minista të kabinetit të tij ndjekin nga afer situaten ne Kukes, renduar se fundi per shkak te perkeqesimit te kushteve te motit.
Kryeministri ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave në prefekturën e Kukësit dhe degjon nga afer masat e marra për zonat e izoluara dhe furnizimin e tyre me ushqime.
Pjese e mbledhjes jane ministri i Brendshëm, ai i Shëndetësisë, i Arsimit, i Mbrojtjes, i Mjedisit dhe ministri i Transporteve.
Kryeministri siguroi mbështetjen maksimale dhe vëmendjen më të veçantë të qeverisë, si me fonde ashtu edhe me mjete të tjera të nevojshme për përballimin e situatës dhe kërkoi një mobilizim total dhe bashkëpunim të të gjitha strukturave përkatëse, me prioritet parësor jetët e njerëzve, por edhe ndihmën për ushqime, asistencë mjekësore e nevoja të tjera, si dhe për shpëtimin e gjësë së gjallë të tyre.
“Dua t’i garantoj qytetarët se qeveria do të bëjë gjithçka për t’u ndodhur sa më pranë tyre. Është e domosdoshme që kryepleqtë, kryetarët e komunave, të përcaktojnë me përgjegjësi të madhe familjet më në rrezik dhe të hartojnë planin e ndihmës së tyre. Është e domosdoshme që, në këtë periudhë, të përqendrohemi para së gjithash dhe mbi të gjitha tek njerëzit dhe tek shpëtimi i jetës së tyre”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri shfrytëzoi këtë rast për të shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Qarri për humbjen e pa kompesueshme të familjarit të tyre, që shënon edhe humbjen e parë të jetës nga i ftohti, në vend. Gjithashtu, ai i uroi shërim të shpejtë qytetarit tjetër që ndodhet në kushte spitalore dhe po del nga hipotermia që ka përjetuar dy net më parë.
© Panorama.al











