Kryetari i Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan ka perseritur apelin drejtuar vendit tone per permbushjen e detyrimeve te BE, si kusht per statusin, duke u ndalur edhe ne rendesine e heqjes se imunitetit.
Deklarata eshte bere gjate takimit te Kukan zhvilloi me ministrin e Jashtem, Edmond Panariti, gjate vizites se tij ne Bruksel.
“Eurodeputeti Kukan siguroi për mbështetjen e parlamentit evropian në avancimin e Shqipërisë në agjendën e saj evropiane, si dhe vlerësoi progresin e arritur. Kukan vuri në dukje se është shumë e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi për zbatimin e detyrimeve të mbetura, si çështja e imunitetit dhe ligjeve të tjera që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar në parlament”- thuhet ne njoftimin e ministrise se Jashtme.
Panariti nga ana e tij vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë Parlamenti Evropian në drejtim të procesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ai nënvizoi rëndësinë që ka pasur angazhimi i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, si dhe angazhimi personal i z. Kukan në drejtim të procesit të plotësimit të 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Më tej, Ministri Panariti bëri një pasqyrë të përmbushjes së 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian, duke e vënë theksin te prirja pozitive që është vërejtur përgjatë këtij viti në ritmin e përmbushjes së këtyre detyrimeve.
© Panorama.al











