Kujtohet sulmi i 11 shtatorit/ Ambasada e SHBA në Shqipëri: Nderojmë amerikanët e guximshëm! Dita që ndryshoi botën përgjithmonë

Sep 11, 2024 | 11:11
SHPËRNDAJE

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka kujtuar sot 23-vjetorin e sulmeve terroriste në Amerikë, ku nga goditja e dy kullave binjake humbën jetën rreth 30 persona.

shba

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se “sot ne nderojmë amerikanët e guximshëm që u përballën me tragjedinë e 11 shtatorit me trimëri dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm”.

Ambasada teksa fton të gjithë ti bashkohen një homazhi të veçantë, thotë se 11 shtatori është dita që ndryshoi botën përgjithmonë.

“Këtë vit, teksa përkujtojmë përvjetorin e ditës që ndryshoi botën tonë përgjithmonë, ju ftojmë të na bashkoheni në një homazh të veçantë—Remember the Sky (Kujtoni Qiellin). Këtë 11 shtator, shpenzoni një çast për të fotografuar qiellin nga kudo ku jeni dhe ndajeni duke përdorur #NeverForget911 dhe #RememberTheSky.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura