
“Enveri admironte Haxhi Qamilin, e quante prijës të luftës së klasave”
PËR HERË TË PARË: Kujtimet e sekretarit personal, Vahid Lama.
Ai, shkruante diktatori në shënimet e tij, ishte një figurë udhëheqëse e fshatarësisë kundër bejlerëve dhe agallarëve.
Enveri i di të gjitha. Ai është historiani më i mirë, politikani më i ditur, shkencëtari më i mençur, inxhinieri më i shquar. Fund e krye përditshmëria e diktatorit në zyrë, kujton Vahid Lama, ish-sekretari personal i Hoxhë, sundohej nga sindroma e madhështisë që shumë herë denatyronte rrjedhën normale të zhvillimeve të pritshme. Ai, shprehet ndihmësi i diktatorit, korrigjonte specialistët e naftës për vendburimet e reja, kompozitorët për ritmet e muzikës, arkitektët për konstruktin e objekteve, gjeneralët për thellësinë e fronteve. Sjellje të tilla perverse, jo rrallë prodhonin situata të pakëndshme, shton Lama duke kujtuar qasjen absurde të Hoxhës për figurën e Haxhi Qamilit si “tribun i fshatarësisë kundër bejlerëve e agallarëve” dhe “prijës i luftës së klasave në kohë të vështira(!)”…
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











