Kujtimet e sekretarit personal: Vahid Lama: Si e shkriu Enveri Ministrinë e Drejtësisë

Aug 30, 2012 | 13:36

Enver Hoxha

PËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal të diktatorit.

“Ministria e Drejtësisë është e panevojshme, shprehej Hoxha, drejtësinë e bën Partia me vijën e saj marksiste”

Hoxha hoqi Hetuesinë nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Lajmet për dënimet e kundërshtarëve politikë, Hoxha i priste me gëzim”

(vijon nga numrat e kaluar)

Një jurist në kabinetin e Enverit nuk kishte vlerën e një aseti për çështjet e drejtësisë dhe organeve të saj. Së paku, nga ato që dëshmon Vahid Lama, juristi i njohur që punoi për vite me radhë në paradhomën e kreut të regjimit komunist, Hoxha, besnik i palëkundur i parimit “Partia mbi të gjitha”, nuk përfillte asnjë lloj asistence për problemet e ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut. Në kujtimet e ndihmësit të Enverit zbulohen për herë të parë rrethanat në të cilat Hoxha urdhëroi shkrirjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit të Avokatisë, argumentet absurde të këtij vendimitë mbrapsht dhe disa aspekte të panjohura të raporteve të diktatorit me krerët e institucioneve të drejtësië…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura