Yoandri Hernandez Garrido ka marrë pseudonimin ‘24’ për shkak të gjashtë gishtave të formuara në mënyrë perfekte në secilën dorë dhe secilën këmbë. Hernandez është krenar për gishtërinjtë e tepërt dhe i quan ata një bekim, duke thënë se gishtat e ndihmojnë të ngjitet më shpejt në palma, të presë më shpejt ananas dhe të pozojë në fotografi për turistët. Një udhëtar ka paguar 10 dollarë për një foto me të, tregonte Hernandez, i cili në fshatin e tij e ka rrogën 20 dollarë në muaj. “Është falë 24 gishtërinjve të mi që unë jam i aftë të fitoj për të jetuar, sepse nuk kam një punë fikse”, tha Hernandez. E njohur si polidaktile, sëmundja e Hernandezit është e zakonshme, por është e rrallë që gishtat të dalin të formuar në mënyrë kaq perfekte. Çdokush që shikon gishtat e tij nuk do ta vinte re që janë tepër, po të mos ndalonte t’i numëronte.











