Ku është Obama? Pula dhe deve si shpërblim për informacionin

Jun 11, 2012 | 13:57

Një grup radikal islamik në Somali, “Al Shabab”, u është përgjigjur shpërblimeve të vendosura nga qeveria amerikane për informacionet që çojnë në kapjen e liderëve të tyre, me një ofertë “të parezistueshme”: pula dhe deve në këmbim të informacioneve për vendndodhjen e Presidentit amerikan, Barak Obama dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton. SHBA kishte ofruar 33 milionë dollarë si shpërblim për informatat për vendndodhjen e kryesuesve të këtij grupi, të cilët janë një degë e Al Kaedës. Një prej drejtuesve të kësaj lëvizjeje, Fuad Kalaf, deklaroi se “kushdo që zbulon vendstrehimin e Obamës, do të shpërblehet me 10 deve, ndërsa ata që zbulojnë vendndodhjen e Hilari Klintonit do të shpërblehen me 10 pula dhe 10 këndesa. Kalifi është një prej të shumëkërkuarve të autoriteteve amerikane, bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë të tij.

© Panorama.al

Te lidhura