Kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, parashikimi i motit për sot

Apr 19, 2026 | 7:20

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

moti

I gjithë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius, ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të njëjta 11 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

© Panorama.al

Te lidhura