Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti gjatë javës! Temperaturat minimale deri në 6 gradë celsius, ja kur rikthehen reshjet

Oct 2, 2023 | 8:00
SHPËRNDAJE

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan.

Moti-me-diell

Parashikohet mot i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqëndruar në relievet kodrinore-malore.

Ndërkohe temperaturat minimale do të arrijnë deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak:

Këte jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan.

Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare.

Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqëndruar në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa pëgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju urojmë javë të mbare!

385751256_18100217140357388_4924654786399839356_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura