Miratohet pr/ligji për pronat, opozita abstenoi

May 10, 2012 | 14:13

TIRANË- Projektligji për kthimin e kompensimin e pronës pas shume debatesh mes maxhorances e opozites dhe abstenimit te kesaj te fundit eshte miratuar ne Kuvend me 73 vota pro.

Opozita eshte shprehur kunder projektligjit. Deputeti i PS-se, Erjon Brace ka deklaruar se ligji qe shumica ka sjelle ne Kuvend nuk do t’i sherbeje pronareve.

Sipas tij, cmimi dhe fondi i kompensimit jane probleme shume te medha qe nuk paraqesin zgjidhje.

“Qeveria thotë une po ta marr por me këtë cmim, dhe ky do jetë konflikti akoma edhe me i madh ndaj pronarëve. Fondi i kompensimit eshte problem tjetër. Në komision na u tha se periudha duhet për të vërtetuar statusin juridik, unë nuk kuptoj pse qeveria verifikon statusin e pasurive. C’po ndoh me pronat në jug,  duke përfunduar në Borsh, c’po ndodh në dy ligje, për legalizimin. Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët. Për ketë arsye ky ligj nuk do të shërbejë”,- tha Brace.

Pas tij ka reaguar kryetarja e Kuvendit, e cila tha se ka qene opozita ajo qe nuk ka komensuar asnje ish pronar gjate kohes qe ka qeverisur.

“Edi Rama i dha Besos mezen e kryeqytetit. Deri në 2005 zero kompensim financiar për ish-pronarët. Tokat në Tiranë Rama ja ka dhënë Fidelit e Besos. Pse keni kaq urrejtje për ish-pronarët ?”- ka thene Topalli.

Alibeaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka theksuar se me projektligjin në fjalë gjejnë zgjidhje të gjitha cështjet për të kaluar në hallkën e fundit që me përmbylljen e privatizimit të përmbyllet njëherë e mirë edhe tranzicioni që lidhej me pronat.

“Projektligji  është pa ngjyrime politike, i diktuar nga nevojat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, i tejkalon sensibilitetet politike të majta e të djathta e duhet të marrë edhe votën morale të maxhorancës e opozitës”- tha ai.

Sipas tij, në bazë të projektligjit nuk ka mundësi për të hyrë e manipuluar çmimin e tregut, pasi  lloji i pronës e kategorizimi i pronës është një cështje e parashikuar dhe kategorizuar me ligje të miratuar që më parë, është kriter pa mundësi për të ndërhyrë në të.

“Cështja e përdorimit dhe destinacionit , e përcaktuar në bazë të planeve urbanistike, të tre këto kritere janë objektive jashtë cdo ndërhyrje subjektive, cështja e vlerës së pronës gjen përkthim të saktë të detyrës kushtetuese”- tha ai.

Mediu

Ndërkohë që ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka dhene mbeshtetjen e tij per projektligjin, duke pranuar se tre amendamentet e propozuara prej tij kane gjetur pasqyrim. Ai ka deklaruar se  e drejta e pronës për vite me radhë është trajtuar ndesh me interesin e pronarëve të ligjshëm.

“Për këtë kërkohet reflektim nga të gjithë. Theksoj se janë tre elementë kryesorë por të parin do rendisja atë kushtetues të cështjes së të drejtës për zgjidhjen e pronës, ku shteti nuk mbivendoset, por i jep zgjidhje kompensimit fizik e duke lënë të fundit atë financiar”- tha ai.

Sipas tij, ka nevojë për një debat të gjerë të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit për të parë a është e mjaftueshme infrastruktura, personeli e kualifikimi i atyre që d të merren me këtë cështje.

 

© Panorama.al

Te lidhura