TIRANE- PDIU ka kerkuar sot reagimin e shtetit shqiptar per ate qe ajo e ka cilesuar shantazh te Greqise ndaj shqiptareve ne shume forma, se fundi edhe per kthimet ne kufi.
Ne emer te PDIU-se, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PDIU Ardit Bido ka deklaruar se eshte koha qe shteti shqiptar te reagoje, permes notave te protestes per kete supermaci te Greqise.
“Kjo është një përpjekje e qartë e palës greke; Greqia po tenton që të tregojë supermacinë e saj ndaj Shqipërisë, sidomos në këtë periudhë kur shteti grek ka humbur çdo rol në politikën rajonale në Ballkan, për shkak të krizës ekonomike dhe politike që është future” tha ai.
Sipas tij, “shteti shqiptar ka vetëm dy rrugë, ose të përulet përpara këtij shantazhi të shumëformësh, një pjesë e të cilit është edhe kthimi i shtetasve shqiptarë në kufi duke qëndruar apatik, ose të kundërshtojë ashpër në të gjitha autoritetet ndërkombëtare dhe të protestojë zyrtarisht, nëpërmjet notave të protestës ndaj shtetit grek. Rrugë të tretë nuk ka”.
PDIU ka theksuar se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga përqafimi i vlerave evropiane, të cilat qytetarët shqiptarë i shprehin në mënyrë të vazhdueshme. “Ka ardhur koha, që shteti shqiptar ta përqafojë këtë aspiratë dhe ndjesi të kombit shqiptar” përfundon deklarata.
© Panorama.al











